Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në “Sportitaliamercato”, avokati Eduardo Kiakio u shpreh kështu në lidhje me çështjen e bilanceve të Juventusit që u rihap përsëri. Procesi i plusvalencave që kishte të bënte me Juventusin përfundoi në dy shkallë gjykimi me një pafajësi.
Pas kësaj u ankimua Prokuroria Federale para Gjykatës së Apelit, edhe në atë rast të gjithë u shpallën të pafajshëm. Tani që erdhën fakte të reja dhe prova të reja nevojiten thellime pasi organet gjyqësore të shkallëve të para nuk ishin në dijeni kur u dha vendimi në maj.
Prokuroria Federale është organi hetimor, i cili kryen hetimet dhe kërkon dënimet e të përfshirëve.
Ky organ ka të drejtën të kërkojë çdo sanksion kundër atyre që janë të përfshirë në hetim, por vendimet merren nga Prokurori Federal.
Ndoshta ka kërkuar një hetim të ri sepse ka elementet për të ndëshkuar fajtorët. Kërkesa për penalizim në renditjen e këtij kampionati është e mundshme, por vendimi do të jetë në dorë të trupit gjykues.
Duhet parë se kur do të merret vendimi dhe cila do të jetë natyra e tij, por besoj se gjithçka do të zhvillohet duke i lejuar Juventusit të arrijë qëllimet e tij.