Në fundin e sezonit të kaluar, Kylian Mbappe rinovoi kontratën me PSG duke “injoruar” interesin e Real Madrid. Megjithatë, francezi dhe Los Blancos duket se janë të destinuar të përfundojnë së bashku teksa prestigjiozja L’Equipe zbulon se sulmuesi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se viti i tretë i saj do të zbatohet vetëm nëse sulmuesi dëshiron.
Kështu, Real Madrid është sërish në prapaskenë dhe në pritje të ngjarjeve që vijnë nga kryeqyteti francez, edhe pse në momentin kur trajnerin Carlo Ancelotti e pyesin rreth të rejave në kontratën e Mbappe, italiani “ngre supet” dhe thekson se në skuadrën e tij ka yje si Vinicius Junior dhe Rodrygo.
“Kontrata e Mbappe? Sërish do të duhet të flasim mbi këtë temë? Unë dhe klubi jemi shumë të lumtur me organikën që kemi, në skuadrën e Realit luajnë lojtarë si Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Nuk mendojmë për asnjë lojtar tjetër, ndoshta do të angazhoj edhe Asension më shumë në ndeshjet e radhës”, u shpreh Ancelotti.