Reagojnë nga LSDM! Minçev konfirmoi se ZNAM është askush dhe asgjë në Qeverinë e Mickoskit

November 8, 2024
1 minut lexim

 

Minçev konfirmoi se Znam, është askushi dhe asgjë në qeverinë e Mickoskit, ky reagim vjen nga partia LSDM, pas konferencës së sotme për media të ministrit të administratës publike nga radhët  e Znam, Goran Minçev i cili deklaroj se nuk është pjesë e grupit punues qeveritar, nga ku duhet të ofroj zgjedhje te re pas shfuqizmit të balancuesit me vendim të gjykatës kushtetuese.

LSDM reagim: 

 “Minçevi konfirmoi se ZNAM është askush dhe asgjë në qeverinë e Mickoskit.Në konferencën e sotme për media të ministrit të Administratës Publike nga radhët e ZNAM, Goran Minçev, konfirmoi se ai dhe partia e tij janë letra të heshtura në kabinetin e Mickoskit.Minçev konfirmoi se si i pari përgjegjës për reformat në administratën publike nuk është pjesë e grupit punues qeveritar, i cili duhet të ofrojë një zgjidhje të re pas heqjes së balancuesit, me vendim të Gjykatës Kushtetuese.Minçev konfirmoi se kjo Qeveri nuk ka politikën e saj autentike.Por Minçev konfirmoi se politikat e Qeverisë së LSDM-së jo vetëm që ishin praktike, por edhe hapën rrugën e vërtetë reformuese, sipas standardeve evropiane.Reforma e administratës publike do të bëhet sipas Strategjisë 2023-2030 dhe planit të veprimit të miratuar nga Qeveria e LSDM-së”. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Albania’s Got Talent” fillon më 11 nëntor, në mesin e jurisë edhe Adelina Ismaili

Story i radhës

​Bullgaria mban konferencë për sëmundjet e parandalueshme nga vaksina

Të fundit nga

ShkoLartë