Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas 18 xhirove të zhvilluara, skuadra nga Gjilani, Drita do të dimëroj si kampion vjeshtor në elitën e futbollit..
Kësisoj pas 18 xhirove të zhvilluara, Drita e Gjilanit ka mbetur në krye të tabelës me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.
Drita dimëron si kampion për faktin se ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Ballkanit me një fitore e një barazim si dhe golëdallim më të mirë.
Bardhekaltërtit në 18 ndeshje ka marrë 11 fitore, pesë barazime e dy humbje, teksa ka shënuar 36 gola e ka pranuar 19 të tjerë.
Me të përfunduar sfida në Suharekë, ka ardhur reagimi në faqen zyrtare të Dritës.
“Jemi kampion vjeshtor”, ka shkruar shkurtimisht Drita.