Reagimi në Bruksel për veton e Bullgarisë/ Ish-kryeministri Berisha: Rama shpërtheu në sharje prej ordineri! U diktua nga padroni i tij Vuçiç

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në rrjetet sociale në lidhje me reagimin e kreut të qeverisë Edi Rama në Bruksel pas bllokimit të negociatave nga vetoja e Bullgarisë.

Berisha shprehet se dje Rama shpërtheu në sharje për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duke e cilësuar këtë një nxitje nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç. E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Wilshere: Bale nuk do të përshtatej në Arsenal

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 25 qershor

Të fundit nga