Rodri fitoi Topin e Artë të dhënë nga gazeta franceze e futbollit France Football, ndërsa Vinicius Junior mbetet i dyti, ku ky i fundit ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Mesfushori spanjoll mori më shumë vota në garë kundër Vinicius Junior, Jude Bellingham, Dani Carvjal, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Anësori i Real Madridit, Vinicius ka shkruar pasi Rodri fitoi çmimin.
“Do ta bëj edhe dhjetë herë. Nuk janë gati”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Vinicius ishte i mrekullueshëm sezonin e kaluar, duke fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Ai përfundoi i dyti në votimin për Topin e Artë.
Fakti që Vinicius nuk e fitoi Topin e Artë i zemëroi të gjithë te Real Madridi, ndaj vendosën të bojkotojnë.
Askush nga klubi nuk erdhi në Paris për çmimet, edhe pse Reali fitoi tre trofe. Ata janë skuadra më e mirë, Carlo Ancelotti është trajneri më i mirë dhe Kylian Mbappe ndau titullin e golashënuesit më të mirë me Harry Kane.
Burimi: botasot.info