Gazetari i televizionit shtetëror rus Rusia 1, ka arritur ta pyet ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu nëse do ta fitojnë luftën në Ukrainë.
Mjaftoi kjo pyetje që ta vë në siklet të parin e ushtrisë, i cili nuk diti se çfarë të bëjë vetëm se të hap duart dhe të thotë “nuk kemi zgjidhje tjetër”.
Mjaftoi kjo përgjigje që videoja në platformën X (dikur Twitter) të shpërndahet në masë të madhe dhe të bëhet objekt tallje.
Madje edhe këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko e postoi në profilin e tij momentin e sikletshëm, kur Shoigu hap duart por jo edhe kur thotë se “nuk kanë zgjidhje tjetër”.
Kjo është një dëshmi tjetër se Rusisë nuk i ka dalë plani siç e kishte menduar – se do të arrijë ta pushtojë Ukrainën për pak ditë.
Përkundrazi, ukrainasit kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel.
Burimi: GAZETA.MK