reagimi i bdi se me rastin e emerimit te petar bojovskit si udheheqes i agjencise per fondet arsimore evropiane 67f783097c3b4

Reagimi i BDI-së me rastin e emërimit të Petar Bojovskit si udhëheqës i Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane

April 10, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata.

Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend.

Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i kallëzimeve penale pikërisht nga partitë e vLEN-it në Qeveri – dhe sot, me mbështetjen e tyre, shpërblehet me një funksion udhëheqës.

Ky akt është një sinjal i qartë: fyerjet ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk sanksionohen, por edhe shpërblehen me pozita shtetërore.

Kjo është një mesazh i rrezikshëm se kushdo që dëshiron të ndërtojë karrierë politike, mjafton ta poshtërojë popullin shqiptar.

Për më tepër, besimi për të menaxhuar fondet evropiane i jepet një personi që jo vetëm ka bërë deklarata fyese ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij – çka përbën një fyerje për partnerët evropianë dhe për taksapaguesit e BE-së që financojnë këto programe.

BDI bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi të turpshëm dhe rikthimin e seriozitetit në proceset që kanë të bëjnë me integrimin evropian, arsimin dhe bashkëjetesën.

Qeveria nuk guxon të lejojë që shteti të shndërrohet në një skenë për provokime të lira, në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

justin bieber shperthen ndaj paparaceve nuk pyesni per njerezit vetem para doni 67f77ed2209d7
Story i mëparshëm

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni

koalicioni vlen 229 milione denare per ruajtjen e mjedisit jetesor 67f7830ed19f3
Story i radhës

Koalicioni “Vlen”: 229 milionë denarë për ruajtjen e mjedisit jetësor

Të fundit nga

Taravari tani cakton takim edhe me Venko Filipçen

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një interviste në emisionin “Politikanti”, njoftoi se për javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ndodhet në
ShkoLartë