Reagime të qytetarëve të Tiranës për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

February 26, 2022
min lexim

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngjarjet dramatike me popullatën civile atje po ndiqen me shqetësim edhe nga qytetarët në Shqipëri.

Ata dënojnë sulmin rus si të papranueshëm dhe bëjnë thirrje për dialog dhe ndaljen e luftimeve.

Qytetarët shqiptarë pohojnë se janë tepër të shqetësuar për ngjarjet dramatike, që njoftohen nga Ukraina pas sulmeve ushtarake ruse ndaj qyteteve dhe popullsisë civile ukrainase.

“Kjo është ngjarja më e tmerrshme që po ndodh në këtë shekull, që jetojmë. Në vend të punohet për paqe dhe mirëkuptim mes njerëzve, që popujt të bashkëpunojnë të qetë me njëri tjetrin, na del një i çmendur që do të bëjë dhunë dhe askush nuk e di se ku do të dalë” – thotë pedagogia Elsa Veizi.

Qytetarët shprehin zemërim ndaj metodave arrogante të qeverisë ruse, të cilat, pohojnë ata, nuk gjejnë mbështetje as nga populli rus.

“Patjetër që fajin e kanë politikanët për këtë që po ndodh. Patjetër që ata duhet të penalizohen, ata duhet të përgjigjen për krimet që po bëjnë dhe do të bëjnë. Shteti rus dhe populli rus duhen ndarë qartë. Mendoj që populli rus dhe populli ukrainas duhen mbështetur” – thotë Eglent Bici, një ekspert i tregjeve.

Juristja Iris Xhanaj thotë se qëndron pranë popullit ukrainas, dhe se është e papranueshme që Rusia të sulmojë për të ndikuar në cështjet e një shteti tjetër sovran

“Zgjedhja e Shqipërisë nga ana politike ka qenë pranë Ukrainës dhe është në një linjë me Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE-ja. Mendoj se është e drejtë të qëndrojmë pranë këtij populli, të solidarizohemi me ta, sepse kjo është mbështetje për një kauzë të drejtë” – thotë zonja Xhanaj.

Pavarësisht largësisë nga Shqipëria, pohon akvitisti Andi Tepelena, ngjarjet e dhimbshme të Ukrainës janë sa larg poa q edhe afër, sepse bëhet fjalë për vuajtje njerëzore, krizë humanitare dhe shkelje nga Rusia e gjithë ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ne të gjithë dje si aktivist bëmë dje një protestë pranë ambasadës ruse për t’u solidarizuar me qytetarët e Ukrainës, të cilët po përjetojnë një moment të tmerrshëm. Shohim nga mediat që gra e fëmijë ndodhen në kushte të tmerrshme në metrotë e Ukrainës për t’iu shpëtuar bombave. Kjo na kthen prapa në fantazmat e të kaluarës” – thotë zoti Tepelena.

Lufta është e papranueshme, thotë artistja Valbona Kaçaj, ndaj ajo dhe gjithë familja janë ë revoltuar për ngjarjet e dhunshme në Ukrainë dhe sulmet ruse ndaj popullisë civile të pambrojtur.

“Shikojmë atë dhunë dhe na shkon mendja tek një luftë e tretë botërore. Në këtë shekull ka rrugë të tjera plot, ndaj nuk duhet shkuar tek lufta, çfarëdo arsye që të dalin. Mendoj se ka nevojë për rrugëzgjidhje diplomacie. Gjenden rrugët shumë lehtë, dhe nuk duhet të shohim që vriten njerëz” – thotë zonja Kaçaj.

Reza Hysen është një aktivist i sporteve nga Pakistani dhe ka ardhur për të vizituar Shqipërinë si pjesëtar i një grupi sportiv për gara ndërkombëtare. Ai tha dita kur nisën sulmet ruse mbi Ukrainë ishte një nga mëngjeset më të këqija.

“Në këtë botë moderne njerëzit presin të jetojnë në atmosferë paqësore, të udhëtojnë paqësisht ngado, të ndalen luftërat dhe krimet e luftës që shqetësojnë botën. Veçanërisht për njerëzit që duan të eksplorojnë botën për turizëm, luftërat janë pengesë e madhe për fluturimet e udhëtarëve, ndaj ngjarjet në Ukrainë nuk janë aspak të pranueshme” – tha zoti Hysen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 26 shkurt 2022

Story i radhës

Sanksionet e reja amerikane përfshijnë institucionet kryesore financiare të Rusisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë