Reagime të qytetarëve në Kosovë për luftën në Ukrainë

February 28, 2022
1 minut lexim

Sulmi i Rusisë në Ukrainë është dënuar gjerësisht në Kosovë, e cila u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Disa qytetarë me të cilët bisedoi korrespondentja jonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, thonë se situata në Ukrainë u ka rikthyer kujtimet e luftës së vitit 1999, e cila mori fund me ndërhyrjen e perëndimit.

Disave prejt tyre iu kujtohet kur u detyruan të largohen nga shtëpitë për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga forcat serbe dhe thonë se lufta në Ukrainë është e pakuptimtë dhe shoqërohet me vuajtje për qytetarët e pafajshëm.

Ata kërkojnë që fuqitë botërore t’i vijnë në ndihmë Ukrainës. Sidoqoftë, ata ndjehen të sigurtë në Kosovë për shkak të pranisë së NATO-s./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha, thirrje qeverisë: Të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve

Story i radhës

Ahmeti: Aktivizimin e armës bërthamore nga Putini e shoh si të rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë