Reagim prekës i Klitschkos: Është përzier me lotët…

February 24, 2022
min lexim

Wladimir Klitchko ka reaguar përsëri në rrjetin social në Instagram ku ka folur për luftën që është duke ndodhur atje.

Me titullin “S’ka demokraci pa demokratë”, Klitchko ka shkruar se ata janë sulmuar sot në të gjitha anën derisa e ka përshkruar këtë luftë si “luftë të Putinit e jo si “luftë të Ukrainës”.

“Po ju shkruaj nga Kievi, kryeqyteti i një vendi në luftë, një vendi që është sulmuar dhe pushtuar nga të gjitha anët. Kjo nuk është ‘luftë e Ukrainës” është luftë e Putinit. Përgatitje të përpikta ishin fshehur në mjegull në javët e fundit për të vënë në jetë një plan të hartuar për muajsh. Tani nuk ka më mjegull dhe deklarata të rrejshme diplomatike”, ka shkruar fillimisht Wladimir Klitschko.

“Tani presidenti rus po përdorë retorikën e luftës në një traditë të pastër bolshevike dhe po e rishkruan historinë për të justifikuar rivizatimin e kufijve. Ai e ka bërë të qartë që dëshiron ta shkatërrojë shtetin dhe sovranitetin e Ukrainës. Fjalët janë zëvendësuar nga raketat dhe tanket. Shkatërrimi dhe vdekja po bien mbi ne. Kaq ishte, gjaku është përzier me lotët”.

Tutje ai ka thënë se Ukraina po përballët me këtë realitet dhe do të luftojë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

“Ne duhet të përballemi me realitetin dhe kemi guximin e mjaftueshëm për të vendosur për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tonë. Kjo është shkelje flagrante e Ligjit Ndërkombëtar. Nëse i dëgjon me kujdes, kjo luftë flet për Europën”, tha tutje ai.

“Putin dëshiron të vendos në ekuilibrin gjeopolitik në të gjithë Europën, ai ëndërron të jetë mbrojtësi i popujve sllav kudo që ata jetojnë, ai dëshiron ta riparojë një perandori të rrezuar, shkatërrimin e së cilës nuk e ka pranuar kurrë.

E shikon kontinentin tonë përmes syzeve të shtrembëruara, syzeve të një të shkuare të mbushur me fantazi të së kaluarës. Megjithatë, kjo megalomani ka ndikime shumë reale. Mënyra e jetës së Europës është e kërcënuar, liria e njerëzve për të marrë vendime të tyre vet është nën kërcënim, po ashtu edhe demokracia”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Jo luftë”, protestohet para Ambasadës së Rusisë në Tiranë

Story i radhës

Disa mënyra për të shmangur ajrin e thatë në shtëpi gjatë dimrit

Të fundit nga

ShkoLartë