reagim nga familja e haki imerit specialja vazhdon pritet apeli permendet edhe grenelli 6aafc8356b908

Reagim nga familja e Haki Imerit: Specialja vazhdon, pritet Apeli – përmendet edhe Grenelli

September 20, 2026
1 minut lexim

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim, familja ka pretenduar se Hashim Thaçi ishte bindur se Gjykata Speciale nuk do ta prekte, ndërsa ka kritikuar edhe angazhimet politike e mediatike kundër saj.

Sipas familjes Imeri, Gjykata Speciale nuk mund të “zhbëhet” dhe tash duhet të pritet vendimi i Apelit.

Postimi i plotë:

Miq

-Edi Rama i pat ‘garantuar ‘ Hashim Thaçit se ai nuk do te preket nga DHSK, Gjykata speciale ..

-Me vone ia sollen edhe Richard Grenellin me flamurin e Serbise si perforcim kunder Gjykates Speciale , dhe faktikisht ai ishte faktori kryesor qe e inicioi dhe pershpejtoj arrestimin e Hashim Thaçit.

– Grenellit ne fushaten e tij iu bashkuan edhe shume ‘politikane’ e ‘gazetar’ per te sulmuar Dhomat e Speciale te Kosoves ne Hage..

-Por keto ishin iluzionet qe ushqyen Hashim Thaçin dhe ata qe u besuan.

-Pra Gjykata Speciale nuk zhbehet siç nuk u zhbe ne vitin 2017, pritni apelin sepse me keto budallaqe qe po beni po ia faturoni Thaçit gjith kaosin .

-Gjykata Speciale eshte Kosoves por trupat e saja jane te SHBA-BE-NATOS.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 7432
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Rona Nishliu në Çair për një koncert të veçantë kushtuar festave të Nëntorit

blushi kerkon interpelance me ramen per aktgjykimin e hages cfare masash do te ndermarre shqiperia 6aafc8b5b6d1f
Lajmi i radhës

Blushi kërkon interpelancë me Ramën për aktgjykimin e Hagës: Çfarë masash do të ndërmarrë Shqipëria?

Të fundit nga

ShkoLartë