blushi kerkon interpelance me ramen per aktgjykimin e hages cfare masash do te ndermarre shqiperia 6aafc8b5b6d1f

Blushi kërkon interpelancë me Ramën për aktgjykimin e Hagës: Çfarë masash do të ndërmarrë Shqipëria?

September 20, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Blushi kërkon që kreu i qeverisë të japë përgjigje mbi masat konkrete që Shqipëria synon të ndërmarrë pas vendimit të 16 shtatorit 2026, duke argumentuar se çështja nuk mund të trajtohet vetëm si një çështje që i përket Kosovës, të dënuarve dhe familjeve të tyre.

Sipas Blushit, procesi ka dimension historik, juridik, politik dhe ndërkombëtar edhe për Shqipërinë, veçanërisht për shkak të referencave në proces ndaj ngjarjeve dhe vendndodhjeve në territorin shqiptar.

Deputeti i Partisë së Lirisë kërkon që qeveria të sqarojë nëse do të ofrojë mbështetje për ndjekjen e mëtejshme të mjeteve juridike, si dhe nëse do të angazhojë ekspertizë shqiptare dhe ndërkombëtare për shqyrtimin e aktgjykimit dhe vlerësimin e provave.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë. Blushi kërkon të dijë nëse qeveria do të ndërmarrë një nismë institucionale për evidentimin dhe dokumentimin e referencave që lidhen me territorin, institucionet apo shtetasit shqiptarë në aktgjykim dhe materialet e çështjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagim nga familja e haki imerit specialja vazhdon pritet apeli permendet edhe grenelli 6aafc8356b908
Lajmi i mëparshëm

Reagim nga familja e Haki Imerit: Specialja vazhdon, pritet Apeli – përmendet edhe Grenelli

ed davey kerkon ulje te menjehershme te takses mbi karburantin me 10p per liter 6aafc9134e3fe
Lajmi i radhës

Ed Davey kërkon ulje të menjëhershme të taksës mbi karburantin me 10p për litër

Të fundit nga

ShkoLartë