IMG 7432

Mexhiti: Rona Nishliu në Çair për një koncert të veçantë kushtuar festave të Nëntorit

September 20, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, këtë të shtunë zhvilloi takim me këngëtaren e njohur shqiptare Rona Nishliu, e cila qëndroi në Shkup në kuadër të përgatitjeve për koncertin që do të mbahet me rastin e festave të Nëntorit.

Koncerti do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit dhe do të jetë pjesë e programit kushtuar festave të Nëntorit, historisë dhe kulturës shqiptare.

“Takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, por kur bëhen për të përgatitur një ngjarje kushtuar Nëntorit, historisë dhe kulturës sonë, marrin një rëndësi edhe më të madhe. Me Rona Nishliun po përgatitemi për një mbrëmje të veçantë, me muzikë, kulturë dhe atmosferën që festat e Nëntorit sjellin në Çair,” deklaroi Mexhiti.

Detajet për datën, vendin dhe programin e koncertit do të bëhen publike në vijim.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident tragjik ne agino selle kumanove 2 te vdekur dhe 3 te plagosur 6aafb1aeb1869
Lajmi i mëparshëm

Aksident tragjik në Agino Sellë, Kumanovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

reagim nga familja e haki imerit specialja vazhdon pritet apeli permendet edhe grenelli 6aafc8356b908
Lajmi i radhës

Reagim nga familja e Haki Imerit: Specialja vazhdon, pritet Apeli – përmendet edhe Grenelli

Të fundit nga

ShkoLartë