11
Shkup, 5 dhejtor – Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi shpreh pakënaqësi nga Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor dhe thotë se me të nuk përmbushen qëllimet për mosdiskriminim.
“Qëllimi fillestar për ndryshim të Ligjit ishte, të futen dispozita me të cilat do të pamundësohet dhe parandalohet segregacioni i fëmijëve romë në arsim, përkatësisht të zbatohet aktvendimi i Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut ‘Elmazova dhe të tjerë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut’. Segregacioni i fëmijëve romë në arsim është prolem serioz dhe kompleks i cili paraqet formë të diskriminimit sistematik racor dhe etnik dhe për zgjidhjen e tij nevojiten ndryhsime sistematike në kornizën ligjore, politikat në nilvelin lokal dhe nacional në fushën e arsimit, banim dhe mbrojtjen sociale, por edhe investime serioze në zbatimin e masave adekuate, me qëllim të, mundësimit të arsimit inkluziv të të gjithë fëmijëve”, thuhet në reagimin e sotëm të Komisionit.
Nga atje thonë se kanës jellë disa mendime dhe vazhdimisht bëjnë thirrje për ndryshime sistematike, em qëllim të zgjidhjes së këtij problemi.
Theksojnë se akoma më shumë shqetëson fakti që Ministria e përdorë ligjin për të bërë ndryshime në dëm të inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, në dëm të barazisë gjinore dhe në dëm të mbrojtjes nga dhuna dhe diskriminimi i të rinjve me orientim të ndryshëm seksual dhe identiet gjinor.
Theksojnë edhe se me ndryshimet, fshihen termet barazi gjinroe dhe orientim seksual, gjinia dhe identiteti gjinor si baza diskriminuese, Kjo, thonë, është në kundërshtim me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi që parasheh harmonizime të legjislaturës.
I bëjmë thirrje Ministrisë dhe Qeverisë ta ndryshojnë ligjin në pajtim me komentet dhe udhëzimet e tyre dhe të marrin parasysh se si trup për barazi, Komisioni e ka profesionizmin, kompetencën dhe kapacitetet në këtë fushë. Prandaj, theksojnëm kërkesat e tyre në pajtim me ligjin duhet të merren parasysh, sepse siç thonë, të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të barabartë dhe të sigurt në arsim.
BURIMI: zhurnal.mk