Disa qytete ishin mbuluar nga hiri dje në lindje të Filipineve pas shpërthimit të ri të vullkanit.
Shpërthimi i djeshëm i vullkanit Bulusan zgjati vetëm 18 minuta duke lëshuar hi të dendur mbi qytezat që po rekuperoheshin nga shpërthimi i tij javën e shkuar.
Në qytezën Juban, që ishte më e prekura punonjësit e emergjencave sinjalizonin shoferët për shpejtësinë dhe shikueshmërinë e ulët.
Rezidenti Antonio Habitan, tha se rënia e hirit kishte nisur në orët e para të mëngjesit.
“Shpërthimi nisi në ora 3 të mëngjesit dhe unë besoja se po binte shi, por kur pashë jashtë kishte hi kudo”.
“Lumi është mbushur me hi dhe deri në ora 7 të mëngjesit situata nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.
“Ishte ora 3 e mëngjesit kur dëgjuam zhurmën dhe vetëtimat rreth vullkanit Bulusan. Ne mendonim se binte shi me hi, pasi nuk mud të shihnim qartë”, thotë rezidentja Rosalie Eco.
“Por rreth orës 4 hiri nisi të bëhej më i trashë. Pak më parë kishte një përplasje mes dy kamionave pasi nuk ka shikueshmëri prej hirit”, shton ajo.
Gruaja shton se hiri mund të dëmtojë prodhimet bujqësore vendase.