Raundi i fundit i sanksioneve të BE-së përfshin ndalimin e 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022

1 minut lexim

Bashkimi Evropian ra dakord të ndalojë 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, njoftuan të hënën drejtuesit e Këshillit Evropian.

Nafta ruse e dërguar me cisterna do të ndalohet, ndërsa do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, tha në një konferencë shtypi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon. Pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Von der Leyen tha se do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor, i cili përbën 10% të importeve të naftës ruse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja bie dakord për një marrëveshje kompromisi për ndalimin e importeve të naftës ruse

Story i radhës

Shpërthim në Melitopol të kontrolluar nga Rusia

Të fundit nga