​Rau: Sanksione më të ashpra kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm polak i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të vendosë një paketë të re dhe më të rreptë sanksionesh ndaj Rusisë, duke deklaruar se ato aktuale janë “të pamjaftueshme”.

Zbigniew Rau apeloi në Helsinki ku takoi homologun e tij finlandez Pekka Haavisto.

“Regjimi rus duhet të izolohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe ekonomia,” tha Rau në një konferencë shtypi të mbajtur me Haavisto.

Sanksionet aktuale janë të pamjaftueshme, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për një paketë të re masash kufizuese”, shtoi ai.

Ai tha se pas pushtimit rus të Ukrainës, e gjithë Evropa u gjend në një situatë të re strategjike dhe se “Rusia nuk mund të shihet më si partnere”.

BE-ja ka miratuar deri më tani gjashtë raunde sanksionesh kundër Moskës dhe blloku aktualisht po punon për paketën e shtatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I nderuar Ali Ahmeti, me maqedonasit dhe serbët shtohen ngulfatjet e kurrsesi nuk mbyllen

Story i radhës

​Policia e Shqipërisë nis patrolimin me biçikleta në zonat bregdetare

Të fundit nga