Ratkoceri: ‘Kosova në vend që të mbajë premtimin për reciprocitet ndaj Serbisë, qeveria e Kurtit provokon të tjerët që të vendosin reciprocitet për qytetarët e saj’

January 22, 2022
1 minut lexim

Botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti ku qytetarëve që hynë në Kosovë u kërkohen tre doza të vaksinës, përfshirë edhe ata nga Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan Gazeta Metro.

Ratkoceri, përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova kufirin e ka mbyllur vetëm për shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë, pasi tani ka pak të ardhur nga diaspora.

E sipas Ratkocerit vendimi është edhe më banal kur dihet se situate epidemiologjike në tri vendet është pothuajse e njëjtë, por edhe në shumë vende të BE’së.
‘’ Vendimi duket edhe më banal sepse situata epidemiologjike në të tre këto shtete thuajse është e njejtë, si dhe në shumë vende të BE-së ka filluar debati për largimin e plotë të kufizimeve pavarësisht situatës epidemiologjike’’, shkroi Ratkoceri.

Ai tutje tha se Kosova ka vite që ankohet për liberalizim të vizave, kurse bashkombasit e saj përtej kufirit i penalizon me ‘’viza kovidiane’’.

Postimi i plotë:
Edhe pse juridikisht duket ndryshe, por realisht dhe faktikisht Kosova kufirin e ka mbyll vetëm për qytetarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë e të Luginës. Tani kur diaspora është kthyer, këta janë shumica apsolute që vizitojnë Kosovën, ndërsa të tjerët janë thuaj se inekzistent. Vendimi duket edhe më banal sepse situata epidemiologjike në të tre këto shtete thuajse është e njejtë, si dhe në shumë vende të BE-së ka filluar debati për largimin e plotë të kufizimeve pavarësisht situatës epidemiologjike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ratkoceri: ‘Në vend që të mbajë premtimin për reciprocitet ndaj Serbisë, qeveria Kurti provokon të tjerët që të vendosin reciprocitet për qytetarët e saj’

Story i radhës

Friedrich Merz konfirmohet si pasues i Angela Merkel në CDU

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë