Gazetari i njohur dhe botues i gazetës Koha, Arben Ratkoceri në një postim të fundit ka kritikuar histerinë e krijuar në opinionin maqedonas pasi një shqiptar fitoi në një votim demokratik në mesin e prokurorëve për kreun e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Etiketimi për paaftësi vetëm se është shqiptar (dhe ua ka prish matematikat), është i PAPRANUESHË, shkruan kështu Ratkoceri.
Histeria kundër një shqiptari në krye të Prokurorisë është ALBANOFOBI ekstreme, edhepse personi është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga shumica dërmuese e prokurorëve maqedonas. Etiketimi për paaftësi vetëm se është shqiptar (dhe ua ka prish matematikat), është i PAPRANUESHËM. Dhe, derisa politika nuk mundet ta mbrojë, këtë duhet ta bëjë shoqëria civile, mediat, opinionistët, ekspertët… Dhe po, asgjë nuk është Bullgarofobia në këtë vend çka është Alfbanobofia i instaluar fuqishëm në shtetin e thell, media, intelektual, OJQ, akademi…!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0a8AJbFMsxDUuVrnBxbhHCFGCzcCAnBbPAEtP38KsCMD9hry5pD1KEMXEgsUPrNLSl&id=1458702032https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0a8AJbFMsxDUuVrnBxbhHCFGCzcCAnBbPAEtP38KsCMD9hry5pD1KEMXEgsUPrNLSl&id=1458702032