Rasti Vanja! Vazhdon gjykimi – Palevski akuzon Spasovskin për montim të rastit!

November 20, 2024
min lexim

 

Ka vazhduar sot gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Georgevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

“Ky është një komplotë I rënd, nuk e di se çfarë ka planifikuar ndaj meje Spasovski, ndoshta do të më duhet të kërkoj azil në Bjellorusi”, I kishte dhënë Palevski personit që e kishtë dëguar me veturë në Turqi.

Më 3 dhjetor të vitit të kaluar në Balikesir, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Ljupço Palevski Palco, i kishte thënë Stefan Dimkovskit perosnit që e kishte çuar në Turqi se ministri I brendshëm Spasovski po ia monton rastin me zhdukjen e  vajzës.

“Në mëngjes ai ishte i zbehtë dhe më tha se ka pasur bastisje në parti, se po kërkojnë automjete. Ai mendoi të kërkojë azil politik në Bjellorusi dhe tha “Nuk e di se çfarë ka planifikuar për mua Oliver Spasovski”, tha ai. 

Palevski sipas dëhmitarit kishte marrë me qira një shtëpi në Turqi për tre muaj.

Në Gjykatën penale të Shkupit sot u paraqitën gjithësej tre dëshmitarë, të cilët ishin në listën e prokurisë, njëri prej tyre ishte Eroll Osmani, I cili tha se e njihte të akuzuarin Palevski se e kishte ndihmuar për botimin e gazetës Global në vitin 2000-2001. Sipas dëshmisë, Eroll Osmani ka deklaruar se Palevski ishte paraqitur tek ai pas vrasjes së Vanjës për të rregulluar ngrohjen. Sipas tij, Palço ka mbërritur në shtepinë e tij më 28 nëntor me një automjet të bardhë.

“Ishte një pikap i bardhë, mendoj se një automjet francez. Vura re një të çarë në derën e shoferit”, shtoi ai.

Në pyetjen e prokurorit nëse Palco ka ardhur ndonjëherë me armë, Osmani është përgjigjur: “Jo”.

Njëri prej dëshmitarëve ishte edhe Llambe Buçkov, i cili është shef i policisë. Ai tha se e ka njohur Palevskin për më shumë se 20 vjet dhe ka treguar për komunikimet telefonike që kishte pasur me të gjatë periudhës kur ai ishte në Beograd, duke ditur se policia ishte në kërkim të tij.

– Më telefonoi nga numri i tij në Viber të dielën rreth drekës. Ai më tha se është në Turqi në Stamboll dhe se do të niset të hënën në mëngjes dhe do të vijë në Maqedoni për të sqaruar se çfarë kërkojmë, tha ai.

 “Kur gjithcka u publikua , thirra një zyrtar të lartë të policisë, i thashë se isha në kontakt me Palçon dhe i njoftova se isha në dispozicion për të sjellë Palçon, askush nuk më kontaktoi”, deklaroi ai. 

Ai tha se e dinte se Palço kishte disa lloje armësh, por ai tregoi se kurrë nuk i kishte parë ato. /tvklan.mk

 

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hamiti: Telefonata e Dianës me babain dhe porositë për Arionin do të dalin në ‘Prime’

Story i radhës

Putin dhuron dhjetra kafshë për kopshtet e Koresë së Veriut, në këmbim të ushtarëve për luftë

Të fundit nga

ShkoLartë