TV21 nga burime në Prokurorinë e Tetovës mëson se në dy trupat që u gjetën pa jetë gjatë ditë së djeshme në Sllatinë të Tetovë, janë gjetur shenja helmimi. Sipas burimeve të njëjta, analizat shtesë, respektivisht obduksioni i detajuar në trupin e nënës 36 vjeçe me iniciale K.SH. dhe vajzës së saj të mitur do të tregojë se për çfarë helmimi bëhet fjalë.
Dyshohet se vajza dhe nëna kanë ndërruar jetë 10 deri 12 orë para se të gjendeshin kufomat.
Analiza shtesë janë bërë edhe ndaj djalit 9 vjeç, për të parë nëse i njëjti ka pasur ndonjë helmim, e i cili vazhdon të gjendet në Qendrën Klinike në Shkup, ku po trajtohet pas traumës së përjetuar.
Babai vazhdon të jetë në stacionin policor.
Burimi: tv21