Edhe pse jemi të vetëdijshëm për faktin se përshtypja e parë është e bazuar kryesisht në aspektet sipërfaqësore, ajo në mënyrë të pashmangshme është një filtër për të gjitha informatat që do të marrim në të ardhmen.
Kushtojuni vëmendje këtyre këshillave:
1) Qëndrimi
Gjuha e trupit mund të zbulojë shumë detaje të personalitetit tonë dhe gjendjen shpirtërore, shkruan EO. Qëndrimi me shpinë drejt, vendosja e dorës në anën që ju preferoni tregon besim dhe vendosmëri.
2) Trupi
Kontrolloni lëvizjet e duarve. Ngrënia e thonjve, luajtja me flokët, ulja e kokës tregon shumë për mënyrën sesi ndërveprojnë me bashkëbiseduesit tonë.
3) Buzëqeshja
Kur takojmë dikë për herë të parë ne jo domosdoshmërisht duhet të tregojmë dhëmbët, edhe një shprehje pak e qeshur mund të mjaftojë.
4) Sytë
Duke u përqëndruar në personin para nesh, ndërsa flasim tregojmë vlerësim.
5) Veshja
Për të bërë një përshtypje të mirë është e rëndësishme që të vishni rroba të pastra.
6) Shtrëngimi i duarve
Shtrëngimi i duarve duhet të bëhet jo shumë i fortë, jo shumë i butë, dhe i shkurtër. Në përgjithësi rregulli është që të reagosh me të njëjtën forcë të personit tjetër.
7) Përpikëria
Përpikëria është thelbësore për të bërë përshtypje të mirë.