Rasti me Spitalin “Zhan Mitrev”, denoncime të reja në IRL, PThP vazhdon hetimet

July 19, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike vazhdon procedurën parahetimore për eksperimentet shëndetësore që dyshohet se janë kryer gjatë trajtimit të pacientëve të prekur me Kovid-19 në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup. Nga Prokuroria nuk japin detaje më të hollësishme se në cilin drejtim zhvillohen veprimet e tyre parahetimore dhe sa persona janë marrë në pyetje për këtë rast. Informojnë vetëm se po punohet fuqishëm për të zbuluar të vërtetën dhe shkeljen eventuale ligjore të kësaj klinike.

Deri në këto momente, gazetarët e IRL-së të cilët publikuan lëshimet e dyshuara të mjekëve të Klinikës “Zhan Mitrev” ende nuk janë kontaktuar nga prokuroria.

Por rreth 100 denoncime të reja për trajtimin dhe kurimin jo të mirë dhe të duhur të pacientëve me Kovid në Klinikën “Zhan Mitrev”, klinika tjera private dhe disa spitale shtetërore kanë arritur deri tek Redaksia IRL. Gazetarët e kësaj redaksie për TVM-2 thonë se me vëmendje të madhe po i rishikojnë të njëjtat. Nga Redaksia IRL informojnë se është paraqitur edhe një familje nga Kosova, e cila i ka informuar ata se në prill të këtij viti, ata kanë paditur “Zhan Mitrevin” për trajtimin jo të mirë të një të afërmi të tyre.

Për të mërkurën është caktuar press-konferenca e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, i cili duhet të publikojë raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm që ai e kërkoi në Klinikën “Zhan Mitrev” dhe të shpalosë hapat e mëtutjeshëm të kësaj ministrie lidhur me këtë rast.

Hulumtimi i IRL-së zbuloi se si pacientët ishin detyruar t’i nënshtroheshin filtrimit të gjakut si terapi anti – kovid, në “Zhan Mitrev” e paguar nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, duke pretenduar jetën e re, metodë e jashtëligjshme dhe eksperimentale dhe e cila ka infektuar shumë pacientë me bakterie vdekjeprurëse.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hapat e ardhshëm, si bëhesh vend anëtar i Bashkimit Europian?!

Story i radhës

Middlesbrough huazon portierin e Manchester City-t

Të fundit nga

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të
ShkoLartë