Rasti “Llaskarca”, Neziri: Veprim tejet skandaloz i gjykatës!

November 25, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes deputetit të saj Adnan Neziri ka reaguar ashpër për anulimin e seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”. Sipas tij nuk mban arsyetimi për moskryerjen e super ekspertizës. Neziri me këtë rast tha se kjo super-ekspertizë është shpikur me të vetmin qëllim për t’i mbrojtur fajtorët e tragjedisë.

“Sot i gjithë opinioni ishte dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sot edhe njëherë u lënduan familjarët e viktimave të tragjedisë së Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal se nuk është kryer super ekspertiza. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo super-ekspertizë është e shpikur për këtë qëllim, për të shtyrë seancën dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kievi ende pa rrymë pas sulmeve ajrore ruse

Story i radhës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur

Të fundit nga

ShkoLartë