Rasti i Thaçit dhe të tjerët, Enver Sekiraqa është paraqitur si viktimë në Hagë

April 23, 2025
1 minut lexim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë aktualisht po mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku është planifikuar diskutimi për mocionet e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e akuzave të Prokurorisë.

Megjithatë paraprakisht Mbrojtja është ankuar për një kërkesë të ZPS që disa prova te rasti i dytë i Thaçit ku akuzohet për pengim të drejtësisë të pranohen edhe te rasti për krime lufte, për të dëshmuar pengimin te dëshmitarët në rastin kryesor të Speciales, andaj Luka Misetiq ka kërkuar edhe kohë edhe fjalë shtesë t’i lejohen për ta kundërshtuar edhe zyrtarisht këtë kërkesë.

Përveç kësaj Trupi Gjykues ka dhënë edhe 10 urdhra tjerë me gojë. Ka pranuar disa kërkesa të Mbrojtjes për pranimin e provave si dhe kërkesën e mbrojtjes së Veselit dhe Thaçit për të pasur qasje në disa materiale konfidenciale të rasteve të Salih Mustafës, Pjetër Shalës, si dhe atë Gucati-Haradinaj.

Ndër të tjera trupi gjykues ka pranuar materialet e nga mbrojtja e Krasniqit lidhur me Enver Sekiraqën, i cili del se tek rasti Thaçi dhe të tjetër është paraqitur si viktimë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

I gjendet në banesë pushkë dhe armë e Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Bubq

Story i radhës

A do të vijojë Bitcoin të rritet më tutje?

Të fundit nga

Conte nuk do të vazhdojë më me klubin

Antonio Conte dhe Napoli do të ndajnë rrugët pas një sezoni historik, në të cilin skuadra napolitane u shpall kampione e Serie A. Lajmi, që ka tronditur futbollin italian, bie ndesh me
sqmken
ShkoLartë