rasti i spitalit te tetoves rrezon propaganden e vlen it kush po pengon tani punesimet e shqiptareve 687e9bc968a3b

Rasti i Spitalit të Tetovës rrëzon propagandën e VLEN-it – Kush po pengon tani punësimet e shqiptarëve?

July 21, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 21 korrik – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj, siç e quajnë ata, “propagandës së qëllimshme” të koalicionit VLEN, që për muaj me radhë ka akuzuar ish-ministrin Arben Taravari dhe deputetin Blerant Ramadani si pengesë për punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Në një reagim të publikuar sot, Aleanca për Shqiptarët thekson se, pavarësisht se tani VLEN është pjesë e Qeverisë dhe ka në dorë ministrinë e Shëndetësisë, situata nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, punësimet në Spitalin e Tetovës vazhdojnë të zvarriten dhe premtimet e bëra nga eksponentët e VLEN-it kanë mbetur në letër.

“Propaganda nuk zgjat shumë. E vërteta gjithmonë del në shesh. Për muaj me radhë, qytetarëve u është servirur një gënjeshtër e përsëritur se kinse Arben Taravari dhe Blerant Ramadani kanë qenë pengesë për punësimet në sistemin shëndetësor, në veçanti në Spitalin Klinik të Tetovës.

Kjo narrativë u përdor me qëllim nga koalicioni VLEN për të hedhur fajin diku tjetër dhe për të mbuluar paaftësinë e tyre për të sjellë zgjidhje konkrete.

Sot është më se e qartë, edhe pse VLEN është në qeveri, edhe pse ka ministrin e Shëndetësisë dhe të gjitha mekanizmat në duar, punësimet vazhdojnë të zvarriten, premtimet mbeten vetëm në letër dhe qytetarët janë përsëri viktima të lojërave politike.

Rasti me Spitalin e Tetovës e dëshmon realitetin – problemi nuk ishin Taravari apo Ramadani. Problemi ishte dhe mbetet mungesa e vullnetit politik, paaftësia për të qeverisur dhe keqpërdorimi i nevojave të njerëzve për qëllime propagandistike.

Prandaj sot pyesim eksponentët e VLEN-it, ishte kjo një propagandë e paramenduar, apo thjesht një dështim i radhës në qeverisjen tuaj?

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që qytetarët të mashtrohen pafundësisht. Koha e akuzave të rreme ka kaluar. Tani është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie, dhe tetori është afër, shumë afër.”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmet e medha me drone ukrainase shkaktojne kaos ne aeroportet e moskes 687e988204a86
Lajmi i mëparshëm

Sulmet e mëdha me dronë ukrainasë shkaktojnë kaos në aeroportet e Moskës

kritikave dhe komenteve negative per paraqitjen ne koncert ja si u pergjigjet egli tako 687ea079e485a
Lajmi i radhës

Kritikave dhe komenteve negative për paraqitjen në koncert, ja si u përgjigjet Egli Tako

Të fundit nga

ShkoLartë