rasti i pare te njeriu me gripin e shpendeve h5n5 perfundon me vdekje 6921f654bb7c0

​Rasti i parë te njeriu me gripin e shpendëve H5N5 përfundon me vdekje

November 22, 2025
1 minut lexim

Një banor i shtetit të Uashingtonit, i infektuar me gripin e shpendëve H5N5, ka vdekur, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shëndetësisë.

Ky është rasti i parë i konfirmuar i këtij varianti të gripit te një njeri në botë, raporton KosovaPress.

Viktima ishte një person i moshuar me probleme shëndetësore ekzistuese dhe ishte shtruar në spital në King County që nga fillimi i nëntorit, njoftoi departamenti. Gjithashtu vuri në dukje se personi “kishte një tufë shpezësh të ndryshëm shtëpiakë në oborrin e tij”.

“Testimi në Laboratorin e Virologjisë Klinike të Universitetit të Uashingtonit identifikoi virusin si H5N5, i cili është infeksioni i parë i regjistruar te njeriu me këtë variant në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan rezultatin”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe se asnjë person tjetër i lidhur me rastin nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.

Zyrtarët po vazhdojnë të monitorojnë këdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me pacientin për të përjashtuar përhapjen e mundshme të virusit nga njeriu te njeriu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

etf te e ethereum nderpresin rrjedhjen 8 ditore cmimi i eth bie 6921f614d1745
Lajmi i mëparshëm

​ETF-të e Ethereum ndërpresin rrjedhjen 8-ditore, çmimi i ETH bie

20 dite ne burg nicolas sarkozy shkroi 11 faqe cdo dite pritet botimi i librit 6921fc4b039e4
Lajmi i radhës

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë