rasti i kocanit filipce do te therras takim te lidereve ne kuvend 67e67b7e8651a

Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend

March 28, 2025
1 minut lexim

Në Koçan ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, e cila e ka tronditur mbarë popullin dhe të gjithë duhet të marrim mësim se si të veprojmë në të ardhmen për të parandaluar tragjedi të tilla, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe në “Kanal5” theksoi se pas kësaj tragjedie nuk mjaftojnë fjalët, duhet bashkim dhe mbështetje për familjet në Koçan dhe veprim për ndryshimin e gjërave.

“Duhet ta kthejmë në veprime reale, në hapa të vërtetë, sepse kjo është më e pakta që mund të bëjmë, nëse asgjë tjetër, për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre, për familjet e tjera që kanë fëmijë që janë në trajtim dhe sigurisht për të gjithë shoqërinë që ne e shohim se kërkon ndryshime”, tha Filipçe.

Filipçe ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të kërkojë që të thirret një takim të liderëve në të cilin do të prezantojë planin se çfarë duhet bërë në periudhën e ardhshme për vendin dhe familjet nga Koçani.

“Javën e ardhshme do të bëj thirrje për një takim të liderëve në Kuvend, me liderët e partive më të mëdha politike, të cilit dua t’i prezantoj planin tim që mendoj se duhet dhe kemi detyrim të bëjmë për vendin. Të bëjmë atë që duhet në thelb, reforma reale në drejtësi, të bëjmë atë që nevojitet në thelb për të ndryshuar sistemin e kujdesit shëndetësor, për të filluar ndërtimin e Qendrës Klinike për të bërë ndryshime thelbësore në arsimimin e fëmijëve një ndryshim definitiv në sistemin e administratës publike, shohim se përkundër faktit që ka mbipunësim në parim, ka segmente ku ka mungesë të punëtorëve”, tha Filipçe.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

loredana dhe jozi shijojne puthje pasionante ne oret e vona te mbremjes 67e6778604e8b
Story i mëparshëm

Loredana dhe Jozi shijojnë puthje pasionante në orët e vona të mbrëmjes

kasami komuna e tetoves ne vend te 24 milione eurove tani ka borxh 15 milione euro 67e67bc06fae3
Story i radhës

Kasami: Komuna e Tetovës në vend të 24 milionë eurove, tani ka borxh 15 milionë euro

Të fundit nga

​Wikipedia nis përdorimin e gjeneruesve AI

Organizata që drejton Wikipedia, njoftoi se po integronte AI gjeneruese në procesin e saj të redaktimit si një mjet për të ndihmuar stafin vullnetar të moderatorëve, redaktorëve dhe patrulluesve të reduktojnë ngarkesën
ShkoLartë