rasti i grabitjes nga serbet ish agjenti i shik ut tregon nese fshihet dicka me e madhe 67db1d9b8200b

Rasti i grabitjes nga serbët: Ish-agjenti i SHIK-ut tregon nëse fshihet diçka më e madhe!

March 19, 2025
min lexim

Ditë më parë ka ndodhur një grabitje e armatosur në Veternik, afër qendrës tregtare Albi Mall, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njëri nga të plagosurit është i dyshuari, i cili është i nacionalitetit serb, Milan Ukojeviç. Siç është raportuar, Ukojeviç është nga veriu i vendit.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, është pyetur nga “Bota sot” se nëse mund të fshihet diçka më tepër sesa një grabitje e armatosur pas këtij rasti, dhe ai është përgjigjur duke thënë se nuk e beson një gjë të tillë.

Image

Naim Miftari

“Nuk e besoj se ka tjetër qëllim, përveç plaqkitjes së parave të furgonit që transporton para. Kjo tregon se kriminelët serbë, por edhe shqiptarë, bashkëpunojnë mes tyre kur është në pyetje paraja. Po ashtu, kjo tregon se në popullatën serbe, sidomos në veri të Kosovës, por edhe në enklavat serbe, armët ushtarake të lënë nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës, sidomos në vitet 1998-99, janë ende në duar të kriminelëve”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe rastet e Policisë së Kosovës, ku janë gjetur armatime të ndryshme në veri të vendit.

 “Mos harrojmë se para luftës 1998-99, pothuajse 90% e popullatës serbe ka pasur armë me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ndërsa çdo ushtar, polic, paramilitar apo rojtar ka pasur armë të shkurtra dhe të gjata, si dhe AK-47. Këtu flasim për qindra mijëra armë të tilla që, pas luftës, janë fshehur në varreza, manastire, kisha, puseta, pyje dhe shtëpi të braktisura. Mos harrojmë se policia e Kosovës, para disa vitesh, ka konfiskuar në afërsi të Shterbces edhe një top kundërajror 20 mm. Kjo tregon se popullata serbe është e tejmbushur me armë, pa përmendur rastin e Bajsekës, kur grupet terroriste serbe të përkrahura nga Beogradi kishin sjellë armatim të rëndë ushtarak, që do të armatoste edhe 500-600 terroristë të tjerë që do t’i bashkoheshin grupit të Radojcicit dhe grupit të Listës Serbe në veri”, ka shpjeguar ai.

Në fund, ai ka shtuar se shteti i Kosovës nuk duhet t’i ndalojë kontrollet për armët ilegale.

“Shteti nuk duhet t’i ndalojë kontrollet për armët ilegale, si te shqiptarët ashtu edhe te serbët, pasi kjo pakicë etnike, e shtyrë dhe e kontrolluar nga Beogradi, mund të paraqesë rrezik për shtetin tonë, Kosovën, tani dhe në të ardhmen”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

berisha nga 2014 deri sot jane trajtuar gjithsej 800 dosje ka nje vullnet per te mos zgjidhur problemin e pronave 67db13faba99e
Story i mëparshëm

Berisha: Nga 2014 deri sot, janë trajtuar gjithsej 800 dosje! Ka një vullnet për të mos zgjidhur problemin e pronave

apple adreson nje problem kritik sigurie ne aplikacionin passwords 67db206841de5
Story i radhës

Apple adreson një problem kritik sigurie në aplikacionin Passwords

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë