rasti i 5 vjecarit prokuroria nis hetimet per zyrtaret e qps se ne lipjan 69bc15d8cbbbc

Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së në Lipjan

March 19, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime shtesë hetimore lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në komunën e Lipjanit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij autorizimi është ndërmarrja e hapave të nevojshëm për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan apo të zyrtarëve të tjerë kompetentë komunalë.

“Hetimet synojnë të përcaktojnë nëse ka pasur kontribut të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në shkaktimin e pasojave në këtë rast”, thuhet në këtë njoftim.

“Prokurori i shtetit ka theksuar përkushtimin për ndjekjen e të gjithë personave të dyshuar për vepra penale dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në veçanti, vëmendje e shtuar po i kushtohet rasteve që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj kategorie në shoqëri”.

“Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se publiku do të informohet për hapat e mëtejmë”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrasja e 15 vjecarit me thike ne korce prokuroria dergon ne gjyq te miturin babane dhe xhaxhain e tij penguan zbulimin e se vertetes 69bc159c627ae
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 15-vjeçarit me thikë në Korçë/ Prokuroria dërgon në gjyq të miturin, babanë dhe xhaxhain e tij: Penguan zbulimin e së vërtetës

FB IMG 1773941500042
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nata e Fitër Bajramit sjell bekim dhe bashkim, Çairi në atmosferë festive dhe përgatitje për këtë festë

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë