Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar në lidhje me rastin e 11 vjeçares, që dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë.
Dua në Instagram ndau një imazh nga protesta e djeshme që u organizua në sheshin e kryeqytetit.
“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, thuhet në disa prej pankartave që protestueset mbajnë në dorë në foton e publikuar nga Dua Lipa.