Rasti “Brezovica”, publikohen pamjet e bastisjes në Shtërpcë, momenti kur ish-kryetarit iu gjet çanta plot para

1 minut lexim

Media ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.

Është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kryetarit Branislav Nikoliq disa duqe me para, shkruan “Kallxo.com”.

Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.

Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës së ish-kryetarit.

Nikoliq ishte arrestuar gjatë asaj bastisje. Atëkohë atij i ishte bllokuar edhe një konto me një shumë prej mbi 1 milion eurosh e poashtu dy makina.

Story i mëparshëm

Vranësira në të gjithë vendin dhe reshje shiu të izoluara, parashikimi i motit për sot

Story i radhës

Siç duket, duhet të vraponi 33 minuta me ritëm të rregullt (rreth 8km/h) për t’i djegur vetëm dy copa të një pice

Të fundit nga