rashiti vlereson se me ftesen e lvv se dhe refuzimin e ldk se mund te hapet rruge drejt nje zgjidhje 681a9dd7d9421

Rashiti vlerëson se me ftesën e LVV-së dhe refuzimin e LDK-së mund të hapet rrugë drejt një zgjidhje

May 7, 2025
1 minut lexim

Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, ka thënë se letra e LVV-së për LDK-në dhe përgjigja e kësaj të fundit i ka hap rrugë kërkimit të gjetjes së një zgjidhje të krizës politike.

Ai këtë e ka thënë duke parë se deri më tash nuk ka pasur komunikim nga partitë politike.

Rashiti duke vlerësuar iniciative e LVV-së dhe përgjigjen e LDK-së ka thënë se edhe partitë tjera do të dalin më propozimet e tyre.

“Duhet ta mirëpresim iniciativën nga LVV edhe përgjigjen nga LDK-ja. Kemi hyrë në kërkim të zgjidhjes, sepse ishim në një “status quo” deri të hënën me qëndrime të ngurta të gjitha subjekteve. Besoj që edhe subjektet tjera do të evoluojnë me zgjidhje, besoj se edhe LVV shpejtë duhet të evoluojë me opsione të ndryshme”, ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se në logjikën e gjitha partive është se qeveria e re nuk do të jetë afatgjate dhe për këtë duhet të gjejnë zgjidhje të përkohshme.

“Të gjithë e kanë logjikën e njëjtë se kjo qeveri do të jetë afatshkurtër, do duhej nj koalicion i madh për të sigluara qeveria mbetej përtej marsit të vitit të ardhshëm. Jam i bindur se edhe zgjedhja e presidentit ka ndikuar në kalkulimet e LDK-së. Meqë situata është kështu, atëherë liderët duhet të ulen të gjejnë një zgjidhje të përkohshme”, është shprehur ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ben blushi shqiperia eshte krijuar nga shpata e skenderbeut 681a94727bd58
Story i mëparshëm

Ben Blushi: Shqipëria është krijuar nga shpata e Skënderbeut

lot dhe atmosfere elektrizuese 681aa18dc7561
Story i radhës

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë