Rashiq për zgjedhjet në veri: U bë zgjidhje e përkohshme, serbët po përdoren nga një regjim autokrat

April 26, 2023
1 minut lexim

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën këtë të diel në komunat veriore të vendit.

Ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Rashiq ka thënë se ata që po mundohen ta prishin atë që është arritur deri tash në rrugën e pajtimit do t’i bëjnë keq vetë serbëve të Kosovës.

Sipas tij, serbët po përdoren nga një regjim autokrat.

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz. Për të thënë të vërtetën nuk mund të kuptoj çka po përpiqen të bëjnë”.

Shumë – një rrugë e gjatë kemi kaluar që të arrijmë në këtë moment dhe tash kushdo që të jetë ai ose ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit. Kur e them këtë, flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët më së shumti mund ta humbin nëse nuk arritët një marrëveshje e tillë, sidomos të mos respektohet”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Presidentja e Kosovës, Osmani viziton sot Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Tuchel i etur për ribashkimin me Dembele-n

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë