Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën 0:1 nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C.
Pas ndeshjes, Milot Rashica tha: “Besoj që e filluam mirë, por pas pranimit të golit u duk se Greqia e mori lojën në kontrollë. Ishte e vështirë për neve.
Nuk kemi çfarë të humbim, duhet të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut”.