​Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

1 minut lexim

Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë postuar një fotografi së bashku në aeroplan në rrjetet sociale.

“Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shkolla ‘Pavarësia’ në Prishtinë fillon mësimin më 9 shtator – shkak vonesa e punimeve

Story i radhës

Miqtë e Pete Davidson: Aktori u përdor nga Kim Kardashian

Të fundit nga