Milot Rashica dhe Ernest Muçi, janë në festë të madhe, Besiktas ka fituar Kupën e Turqisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi dhe ai i Kosovës, Rashica, sonte shijuan aromën e trofeut në stadiumin “Atatürk Olimpiyat” në Stamboll.
Besiktas ka triumfuar në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Trabzonit.
Muçi është paraqitur titullar e Rashica nga minuta e 64-të.
Enis Bardhi është aktivizuar standard për Trabzonin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të.
Muçi është zëvendësuar në minutën e 90+7.
Onuachu kaloi në epërsi Trabzonin në minutën e 13-të.
Besiktas këndellet dhe ka përmbysur gjithçka.
Në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45+3 Ghezzal ka barazuar rezultatin 1:1 .
Në minutën e 54-të, Ucan realizoi për 2:1.
Pepe në minutën e 89-të ka barazuar rezultatin.
Dhe kur pritej vazhdimet ndodhi e papritura, Al Musrati nga rreth 20 metra shënoi në këndin e poshtëm e për 3:2 në minutën e 90+4.
Besiktasi feston trofeun.
Burimi: botasot.info