​Rashford paralajmëron largimin nga United

December 18, 2024
1 minut lexim

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford thotë se është “gati për një sfidë të re” pasi u pyet për të ardhmen e tij në klubin anglez. Rashford, 27 vjeç, upërjashtua nga skuadra për derbin e së dielës, të cilin United e fitoi 2-1 kundër Manchester Cityt.

Trajneri i ri Ruben Amorim konfirmoi se nuk kishte probleme disiplinore pas vendimit të tij, por ai duket se ka lënë të kuptohet se kishte shpresuar të shihte më shumë nga lojtari anglez brenda dhe jashtë fushës gjatë javëve të tij të para në krye “Djajve të kuq”.

Në një intervistë me gazetarin e futbollit Henry Ëinter të botuar në X, Rashford tha: “Nëse e di që një situatë tashmë është e keqe, nuk do ta përkeqësoj atë. Unë kam parë se si lojtarët e tjerë janë larguar në të kaluarën dhe nuk dua të jem ai person. Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Kur të largohem do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë si person. Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë Rashdord, përcjellë KosovaPress.

Rashford ka shënuar 138 gola në 426 paraqitje për klubin që nga debutimi i tij në vitin 2016, pasi ka kaluar në radhët e të rinjve të United. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtoria e Doganave me aksion në Manastir dhe Resnjë, konfiskon mbi 700 kilogramë duhan

Story i radhës

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

Të fundit nga

ShkoLartë