Rashford është lojtari i muajit shkurt në Premier Ligë

1 minut lexim

Marcus Rashford e ka fituar çmimin e lojtari më të mirë të muajit shkurt, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë radhazi, dhe për të tretën herë këtë sezon.

Ylli i Manchester United barazohet me Mohamed Salah për shumën e çmimeve të fituara në një sezon të vetëm, pasi u shpall lojtari i muajit shkurt.

Rashford e fiton çmimin në fjalë pasi shënoi pesë gola në katër ndeshje, duke e ndihmuar Unitedin të jetë i pamposhtur përgjatë muajit.

Rashford është lojtari i parë që fiton këtë çmim për dy muaj me radhë, që kur Ilkay Gundogan e bëri këtë në janar dhe shkurt të vitit 2021.

25 vjeçari në garën për këtë çmim mposhti futbollistët si Kelechi Iheanacho, Bernd Leno, Emerson Royal, Manor Solomon dhe Ollie Watkins.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VIDEO/ Grubi: Për Ali Ahmetin dhe BDI-në, bashkimi i shqiptarëve më i rëndësishëm se pushteti!

Story i radhës

Tottenhami është në vijën e parë për 28-vjeçarin

Të fundit nga