Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbi, Vladimir Bilçik ka deklaruar se “Serbia në javët dhe muajt që vijnë do përballet me vendime të rëndësishme strategjike dhe kjo do të shprehet në rolin që duhet të marr parlamenti i ri në kuadër të anëtarësimit në BE”, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
PE, si tha ai, do të jetë në krye të atyre “përpjekjeve”, ndër tjera përmes dialogut ndërpartiak dhe Kuvendit të qytetarëve në të cilat fillohet në punojnë në Serbi.
Bilçik shton se i vjen keq që ende nuk ka rezultate përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, por beson që Beogradi do të jetë i vendosur nëse dëshiron përparim në fushën e integrimeve në BE.
“Duhet të kenë shumicën në ndryshimet ligjvënëse”, tha ai duke nënvizuar se beson që deri në vjeshtë, kur rikthehet në Beograd, parlamenti dhe qeveria do jenë funksional.
“Fakti se ende nuk dihet kush do formojë është gjë e shëndoshë për secilën shoqëri”, tha Bilçik duke shtuar se opozita duhet të ketë rol të rëndësishëm, hapësirë dhe kohë që qartë të thotë çka dëshiron.
Bilçik këto qëndrime i shprehu në tubimin “Demokracia konsensusi minimal” në organizim të “Crte” ku etma bosht ishin tri shtyllat e demokracisë – parlamenti, zgjedhjet dhe mediet,ku theksoi se hapja e bisedimeve për Ukrainën dhe Moldavinë është “hap i madh” dhe nënvizoi se Bruksel e BE qartë e panë se zgjerimi i BE-së është tema kyçe.
Me të vërtetë po shqyrtohet zgjerimi në shtetet tjera, por është me rëndësi të dimë se cilat parlamente janë të gatshme të marrin vendime kyçe, duhet ndodhin ndryshime në kuadër të mjeteve dhe aspekteve si dhe të arritura juridike, ashtu që anëtarësia të realizohet në vitet që vijnë, tha Bilçik