Aktivisti opozitar rus, Alexei Navanly, i cili javën e kaluar vdiq në rrethana ende të pasqaruara, dyshohet se është mbytur me një të goditur në zemër.
Siç raporton e përditshmja britanike The Sun, lideri opozitar rus paraprakisht ishte detyruar që të kalonte disa orë në temperatura ngrirëse, prej -27 gradësh.
Metoda brutale më parë “ishte shenjë veçuese e KGB-së”, sipas themeluesit të grupit të të drejtave të njeriut, Gulagu.
Kundërshtari më i madh i Vladimir Putinit vdiq të premten, derisa po e mbante dënimin 19-vjeçar me burg me akuzat për ekstremizëm.
Rusia ka pretenduar se avokati ka vdekur “nga sindroma e vdekjes së papritur”.
Më pas ka pasur dyshime që trupi i tij është gjetur i mbuluar me shenja mavijosjeje dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh pohoi se “ai është vrarë”.
Aktivisti i të drejtave të njeriut, Vladimir Osechkin ka thënë për The Times që shenjat e gjetura në trupin e Navalnyt kanë lidhshmëri me teknikën “një goditje” e cila në të kaluarën është mësuar nga forcat speciale operative të agjencisë qeveritare ruse KGB.