raportohet se kryediplomatja britanike do ta vizitoje mosken 61ec040c3da67

Raportohet se kryediplomatja britanike do ta vizitojë Moskën

January 22, 2022
1 minut lexim

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, pritet që të qëndrojë në Moskë për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, duke u thirrur në burime brenda Ministrisë së Jashtme, raportoi se kjo vizitë pritet të ndodhë në muajin shkurt.

TASS më 22 janar citoi një burim nga ministria të ketë thënë se “ministrja e Jashtme britanike ka kërkuar mundësinë që të udhëtojë për në Moskë” dhe se kjo kërkesë i është miratuar.

Londra ende nuk ka reaguar lidhur me këto raportime.

Nëse ndodh kjo vizitë, atëherë do të ishte vizita e parë në Moskë e një Sekretari të Jashtëm të Britanisë që nga dhjetori i vitit 2017.

Paralajmërimi për këtë vizitë në Moskë vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimin për shkak të grumbullimit ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën si dhe kërkesave të Kremlinit që NATO të kufizojë aktivitetin në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një fjalim më 21 janar në Australi, Truss paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin, që “të heqë dorë dhe të tërhiqet nga Ukraina përpara se të bëjë një gabim të madh strategjik”.

Ajo tha se një pushim i mundshëm i Ukrainës “do të çonte vetëm në një situatë të tmerrshme dhe humbje jetësh”.

Vizita e propozuara po ashtu vjen gjithashtu teksa Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia kanë raporte të tensionuara për shkak të helmimit fatal në Londër të ish-oficerit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko dhe tentim-vrasjes më 2018 në Sallsbëri të ish-zyrtarit rus të inteligjencës, Sergei Skripal duke përdorur një agjent nervor të zhvilluar në kohën sovjetike. 

Qeveria britanike ka fajësuar Moskën se ka kryer të dy sulmet. Rusia ka hedhur poshtë këto akuza./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

liljana bozhinovska arsovska nuk realizoi asnje projekt ne muajt e pare te mandatit 61ebfc5614217
Story i mëparshëm

Liljana Bozhinovska: Arsovska nuk realizoi asnjë projekt në muajt e parë të mandatit

llojet e personaliteteve me acaruese sipas vete njerezve 61ec040fe812f
Story i radhës

Llojet e personaliteteve më acaruese, sipas vetë njerëzve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë