raportohet se koreja veriore e ka testuar nje rakete balistike me rreze te shkurter 6416e19745fc4

Raportohet se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër

March 19, 2023
1 minut lexim

Koreja Veriore e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër në ujërat lindorë të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë Jugore dhe Japonisë.

Raketa besohet se ka fluturuar 800 kilometra para se të godiste shënjestrën, ka thënë ushtria e Koresë Jugore.

Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se raketa ka fluturuar në lartësi prej 50 kilometrash.

Seuli e ka dënuar këtë testim raketor nga verikoreanët, dhe e ka cilësuar si “shkelje të qartë” të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pak pas lansimit, Ministria për Mbrojtje Kombëtare e Koresë Jugore, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë bombarduesen strategjike B-1B në stërvitjet ushtarake që janë duke zhvilluar Seuli me Uashingtonin ditëve të fundit.

Komanda amerikane për Indo-Paqësor ka thënë se lansimi i raketës verikoreane nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan dhe aleatët e saj.

Mirëpo në deklaratë është përmendur se, megjithatë, ajo vë në pah ndikimin destabilizues të armëve të paligjshme të Phenianit.

Edhe të enjten, Koreja Veriore e ka lëshuar atë që dyshohet të jetë raketë balistike interkontinentale në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Pheniani ka thënë se testimi i raketës në fjalë ka qenë paralajmërim kundër stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Stërvitjet ushtarake mes Uashingtonit dhe Seulit janë të një shkalle të paparë prej vitit 2017./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tahiri kurti e deshtoi kosoven ka nje thirrje per kuvendin dhe deputetet 6416e067c1aff
Story i mëparshëm

Tahiri: Kurti e dështoi Kosovën, ka një thirrje për Kuvendin dhe deputetët

reagon xhuli pasi doli e treta ne finalen e big brother vip kosova 6416e19f2b72f
Story i radhës

Reagon Xhuli pasi doli e treta në finalen e Big Brother VIP Kosova

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë