Mediat shkruajnë për një shpërthim të fuqishëm që është dëgjuar të dielën, 11 dhjetor 2022, në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të vendit.
Policia e Kosovës ende nuk ka informacion për rastin.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.
Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piro-teknik.
Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.