raportohet per incidentet e para serioze ne beograd 67d5deb7e543f

Raportohet për incidentet e para serioze në Beograd

March 15, 2025
1 minut lexim

Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij.

Në momentin kur po mbahej heshtja prej 15 minutash në shenjë nderimi të 15 viktimave nga Novi Sadi, të cilët kanë vdekur si pasojë e rënies së një çatie në stacionin hekurudhor në këtë qytet, ka pasur edhe një incident dhe rrahje. Por tani për tani nuk dihet se cilat janë pasojat.

Zyrtarisht protestat e studentëve kanë marrë fund, por në rrugët e Beogradit edhe më tej ka dhjetëra mijëra njerëz dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Zyrtarisht më askush nuk e mban përgjegjësinë për gjendjen, pasi studentët kumtuan se ata kanë mbaruar protestën e tyre.

Sipas organizatorëve, në Beograd ka pasur qindra mijëra njerëz që kanë protestuar kundër Vuçiqit.

Në qendër të qytetit akoma janë forca të mëdha të policisë, por edhe grupe të ndryshme të dyshimta, që mund të shkaktojnë incidente./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

skenderaj pa telashe ndaj gjinocit 67d5db389cb2a
Story i mëparshëm

Skenderaj pa telashe ndaj Gjinocit

banoret e nje lagje te istogut mbesin pa uje me ore te tera 67d5df6ea9209
Story i radhës

Banorët e një lagje të Istogut mbesin pa ujë me orë të tëra

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë