Raportimi i parave të humbura

min lexim

Në komunën e Ferizaj kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur qytetarët gjejnë para dhe i dorëzojnë në Polici si mënyra më e sigurt për rikthimin e tyre tek ata që i kanë humbur.

Një gjë e tillë nga sociologët po shihet si pozitive dhe rritje e besimit ndaj institucionit të Policisë.

Qytetari Besnik Jaha ditë më parë, teksa po shëtiste me disa shokë në një qendër tregtare në Ferizaj, gjeti disa para. Të njëjtat i dorëzoi në Polici, si adresa më e sigurt që këto para të kthehen te personi që i kishin humbur.

“Ishim me një mik timin duke shëtitur në një qendër tregtare në Ferizaj. Para nesh i parë dy monedha një 20 euro dhe një 10 euro. I dërguam drejt në Polici dhe bëmë një kërkesë në Polici që ta publikojmë rastin në rrjetet sociale që personi i cili i ka humbur le të shkojë le ti marr në Polici”, ka thënë Jaha.

“Nuk kemi organe të tjera duhet ti besojmë kësaj që kemi. Vetëm duke i besuar kësaj që kemi mund ta forcojmë atë besueshmërinë sociale tek ne”, ka shtuar ai.

Raste të njëjta kanë ndodhur edhe nga qytetarë të tjerë. Kjo po shihet si dukuri pozitive nga ana e drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj.

Deri më tani këtë vit kemi 10 raste kur qytetarët kanë lajmëruar këto raste . Vlen të potencohet në rastin e fundit kemi pasur kur dy fëmijë të mitur të moshës 11 dhe 12 vjeçare kanë raportuar rastin që kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve materiale dhe kanë dorëzuar në Policinë e Kosovës në Ferizaj”, ka thënë Basri Shabani – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Në aspektin social, këto veprime të qytetarëve tregojnë më së miri besueshmërinë që kanë ata në institucione, veçmas te policia, thotë sociologu Imer Tifeku.

“Në aspektin praktik ma tepër ka të bëjë formësimin moral edhe psikologjik por edhe nën presionin e asaj që ka të bëjë me motivin gregoar me motive psikologjike karakteri i njeriut edhe elementet që janë të lidhura me normën zakonore traditën fetare e etj. Por edhe rritja e besimit ndaj policisë është një element shumë i rëndësishëm, ka thënë Tifeku.

Deri më tani, pas verifikimit nga ana e Policisë, të gjithë personave u janë kthyer paratë e humbura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eksperti: Shërbimet greke dhe serbe më të rrezikshme se ato ruse

Story i radhës

Në Strumicë përballen skuadrat shqiptare, derbi i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut 

Të fundit nga