Sot pasdite në adresat elektronike të 19 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv, njoftojnë nga MPB-ja.
Siç theksojnë ata, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve.
Po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.