raporti per maqedonine e veriut ne parlamentin europian dorezohen 313 amendamente nga eurodeputetet 680673f5d0e70

Raporti për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, dorëzohen 313 amendamente nga eurodeputetët

April 21, 2025
1 minut lexim

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe grekë. Sipas tekstit të Vajc, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë po përjeton bllokime për arsye të ndryshme të pajustifikuara dhe BE-ja duhet të gjejë garanca që të mos ketë çështje dypalëshe pas ndryshimit të Kushtetutës.

Por eurodeputeti bullgar, Ivajlo Vallçev, i cili vjen nga partia në pushtet në Bullgari, përmes amendamentit kërkon që të theksohet se procesi i pranimit është i bllokuar për shkak të “retorikës jomiqësore të udhëheqjes politike” në Maqedoni. Në disa prej amendamenteve të paraqitura, ai përdor si argument edhe votën në Kombet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, të djathtët grekë kërkuan që emri i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”, ndërsa të vendosur në qëndrimet e tyre ishin edhe eurodeputetët francezë nga partia e djathtë e Marin Le Pen. Sipas tyre, Parlamenti Europian duhet ta ndalë zgjerimin.

Krahas pjesës politike, raportuesi Tomas Vajc në draft raportin thekson se është e nevojshme edhe lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit. Parlamenti Europian do të debatojë në lidhje me raportin dhe amendamentet më 13 maj.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

programi per projekte lokale komuna e gostivarit aplikon me 13 projekte 680673f40f2fc
Story i mëparshëm

Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte

festa e pashkeve zbrazi qytetet e vendit qytetaret ua mesyne vendeve fqinje 680673f936c0f
Story i radhës

Festa e Pashkëve zbrazi qytetet e vendit, qytetarët ua mësynë vendeve fqinje

Të fundit nga

Horoskopi i datës 8 maj 2025

Dashi Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë