​Raporti i UNICEF-it tregon për ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë

November 5, 2024
min lexim

Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve në Kosovë. Kështu u tha në publikimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC).

Presidentja Vjosa Osmani, tha se mjedisi dhe ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët kryesor që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Ajo shtoi se rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë.

Po ashtu, Osmani potencoi se 10 për qind e lindjeve në Kosovë janë të parakohshme. Sipas saj një ndër arsyet e kësaj janë ndryshimet klimatike.

Osmani: Rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë

“Rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në kufirin kombëtar të varfërisë. Kjo ndikon në qasjen e tyre në ujë të pijshëm, në ujë të sigurtë, strehim adekuat, energji të pastër dhe shërbime të tjera thelbësore për jetën dhe shëndetin e tyre. Për më tepër vet ekspozimi ndaj nxehtësisë për shkak të rritjes së temperaturave është konstatuar se do të ketë efekte akute në shëndetin e fëmijëve. Madje edhe para lindjes së tyre, duke quar potencialisht në lindje të parakohshme, peshë të ulët te fëmijët pas lindjes dhe vdekje në lindje. Vlerësohet se 10 për qind të lindjeve në Kosovë janë të parakohshme, kjo do të thotë se foshnja lind para javës së 37 të shtatzënisë. Njëra ndër arsyet që qon deri te kjo janë pikërisht ndryshimet klimatike. Faktet janë alarmantet, numrat flasin zëshëm dhe realiteti është i qartë. Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në jetën e fëmijëve tanë”, tha ajo.

Ndërkaq, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se ndikimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë më shumë po i prek fëmijët nga komunitetet e cenueshme, si rom, egjiptian dhe ashkali.

Vashchenko: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë më shumë i prek fëmijët nga komunitetet e cenueshme

“Këto ndikime tek fëmijët, prekin kryesisht fëmijët nga komunitetet e cenueshme, rom, egjiptian, ashkali të cilët tashmë janë të cenueshëm dhe jetojnë në komunitete të margjinalizuara. Fëmijët janë shumë më shumë sesa viktima. Fëmijët janë agjentët e ndryshimit. Ata janë që mund të bëjnë ndryshimin, të sjellin ndryshimin dhe të sjellin ndryshimet për të ardhmen… Rreth 4.2 miliardë fëmijë pritet të lindin në 30 vitet e ardhshme, ata nuk do të kenë klimë normale. Duke i vendosur fëmijët në qendër të veprimeve tona jo vetëm që do të mbrojmë mirëqenien e fëmijëve, por do të kemi edhe ekonomi më të qëndrueshme”, theksoi ajo.

Kurse, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Arnhild Spence, tha se Kosova duhet të angazhohet më shumë në agjendën e gjelbër.

Spence: Kosova përfiton nga agjenda e gjelbër e BE-së

“Kosova përfiton nga agjenda e gjelbër e BE-së dhe besoj fuqishëm që projekti për ndryshime klimatike për fëmijët do të marrë rol kryesor. Kombet e Bashkuara kanë mënyra të ndryshme që të kontribuojnë drejt ndryshimeve klimatike dhe ofrojnë mbështetje për qeverinë në zbatimin e kontributeve kombëtare. Objektivi ynë është që Kosova të zvogëloj emitimin”, deklaroi Spence.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Afrim Berisha, tha se fëmijët në Kosovë po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Berisha: Fëmijët po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta

“Një nga grupet e shoqërisë sonë që po rrezikohen nga ndryshimet klimatike janë fëmijët. Jemi dëshmitarë se fëmijët po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta, valët e të nxehtit, sidomos në zonat urbane, madje edhe në ambientet e tyre shkollore. Fëmijët po ndikohen në mënyrë direkte nga përmbytjet dhe vërshimet që ndodhin në zonat e ndjeshme të përfshira nga këto dukuri ekstreme të motit”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hovenier: E çmojmë interesimin e Kosovës për zgjedhjet në SHBA

Story i radhës

Atilla ndez shtëpinë për Drenushën: Këtu ka një urë, a e zgjidh me gjemba?

Të fundit nga

ShkoLartë